Aktiviteti 4 “Fuqia e heshtjes – Dëgjimi përmes fotografive”

https://www.pexels.com/photo/teenage-couple-sharing-headphones-against-blue-sky-9654031/

Qëllimi i këtij aktiviteti është të praktikojë aftësitë e të dëgjuarit aktiv, komunikimin verbal dhe joverbal, kuriozitetin dhe të kuptojë këndvështrimet e të tjerëve. Duke dëgjuar historitë e të tjerëve, ne duhet të përqendrohemi në të kuptuarit e këndvështrimit të tyre për ndenja. Çfarë ndjenë, pse e ndjenë, pse reaguan në mënyrën se si ndienin dhe si i dha formë jetës së tyre kjo ngjarje. Duke zgjedhur më pas imazhe pa fjalë që përfaqësojnë historinë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të demonstrojnë se sa mirë kanë arritur të kryejnë 'dëgjim aktiv' si dhe të kuptojnë perspektivën e çiftit të tyre.

Kohëzgjatja: 50 minuta

1. Pjesëmarrësit duhet ta shikojnë këtë video.
https://www.youtube.com/watch?v=qpnNsSyDw-g

2. Pas përfundimit të videos, trajneri u kërkon pjesëmarrësve të bëjnë një diskutim të vogël mbi atë që ata menduan për videon.

Pyetjet që duhen bërë nga trajneri për të lehtësuar diskutimin:

- Pse mendoni se dëgjimi aktiv është i rëndësishëm?

- Si na ndihmon dëgjimi aktiv të kuptojmë këndvështrimin e të tjerëve?

- Si mendoni se dëgjimi aktiv i sjell dobi dëgjuesit?

3. Pas përfundimit të diskutimit, pjesëmarrësit do të ndahen në dyshe. Pjesëmarrësve do t'u kërkohet të ndajnë mes tyre një histori nga e kaluara e tyre. Mund të jetë çdo histori që ata dëshirojnë. Secili pjesëmarrës do t'i thotë çiftit të tij historinë e tij, çfarë ndodhi, çfarë ndjeu etj.

4. Pasi të dëgjojnë çiftin e tyre, pjesëmarrësit e tjerë më pas do të duhet të zgjedhin disa foto të cilat ata mendojnë se përfaqësojnë historinë e çiftit të tyre, emocionet e tyre etj.

5. Më pas pjesëmarrësve do t'u kërkohet të bashkohen me grupin më të madh dhe secili pjesëmarrës do të shpjegojë pse zgjodhën fotot specifike bazuar në atë që dëgjuan nga historia e çiftit të tyre. Imazhet që ata zgjedhin duhet të përshkruajnë këndvështrimin e personit tjetër.